Pas dekadash krijimtarie në Amerikë, piktori Ilmi Zani hap ekspozitën në Gramsh
Pas dekadash krijimtarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, piktori Ilmi Zani është rikthyer në vendlindjen e tij, Gramsh, ku hapi dhe ekspozitën e dytë personale.
Ekspozita u çel në Pallatin e Kulturës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve vendore, si edhe dhjetëra qytetarëve, të rinjve dhe artdashësve që panë nga afër veprat e artistit.
“Në këtë ekspozitë paraqiten të gjitha punimet gjatë jetës sime nga ’72 deri më sot, janë paraqitur të gjitha teknikat e pikturës”, tha Ilmi Zani, piktor
Veprat vënë në pah figurën e piktorit gramshiot, i cili me krijimtarinë e tij ka lënë gjurmë në artin pamor brenda dhe jashtë Shqipërisë.
“Ne vijmë nga Amerika, pasioni im ka qenë gjithë jetës piktura dhe jam marrë me atë vazhdimisht në mënyrë të pandërprerë. Dhe është kënaqësi të hap në qytetin tim një ekspozitë të tillë me punime të bëra gjatë gjithë jetës time”, shtoi Zani.
Ekspozita mbetet një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të artistit, duke e kthyer Gramshin për disa ditë në një qendër takimi mes artit dhe publikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta