Dekreti i Presidentit për Tiranën shkakton debat te Komisioni Ligjeve

2 Tetor 2025 | 17:23

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës ka shkaktuar debat mes opozitës dhe mazhorancës në komisionin e ligjeve.

Oerd Bylykbashi deklaroi se Presidenti duhet të largohet nga detyra pas veprimit të kryer.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kërkoi nga Bylykbashi që të mos dilte nga rendi i ditës por pavarësisht kësaj deputeti demokrat vijoi fjalën duke thënë se kryeministri Rama kishte ndikuar në këtë dekret të kreut të shtetit.

Komisioni i ligjeve hapi vakancën për 5 vendet e Komisionit Rregullator ( 2 PD dhe 3 PS), një nga tre shtyllat e KQZ-së, për shkak se iu mbaron mandati më 5 Tetor.

Vakanca u hap edhe për zëvendësimin e Lealba Pelinkut, nënkomisioneren që vjen nga radhët e PD-së. Anëtarët aktualë të komisionit rregullator do të vijojnë detyrën edhe përtej 5 tetorit deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Kandidatët për anëtar të KAS kanë 20 ditë kohë për të paraqitur dokumentet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026