Aktorja e parë e krijuar nga AI, yjet e Hollivudit kundër: Po na kërcënoni
Aktorja e krijuar nga inteligjenca artificiale, Tilly Norwood, ka shkaktuar reagime të forta në industrinë e filmit, pas raportimeve se është në bisedime me agjenci talentesh dhe mund të angazhohet në projekte të mëdha.
E krijuar nga aktorja dhe komediania holandeze Eline Van der Velden dhe kompania e saj Particle6, Tilly Norwood është një personazh plotësisht digjital, por që në rrjetet sociale paraqitet si një aktore e re dhe e talentuar me “girl next door vibes”.
Ajo poston fotografi, video komedi dhe mesazhe emocionale sikur të ishte një njeri i vërtetë.
Krijimi i Tilly-t ka shkaktuar indinjatë në radhët e aktorëve profesionistë dhe sindikatës së tyre, SAG-AFTRA, e cila e ka dënuar publikisht përdorimin e saj në industrinë filmike.
“Tilly nuk është një aktore është një karakter i krijuar nga kompjuteri, i trajnuar mbi performancat e aktorëve të vërtetë. Kjo nuk është art, por një kërcënim për profesionin,” – thuhet në deklaratën e sindikatës.
Aktorë të njohur si Emily Blunt, Natasha Lyonne dhe Ëhoopi Goldberg janë shprehur hapur kundër përdorimit të “aktorëve” të tillë.
Blunt, në një intervistë me Variety, u shpreh: Kjo është e frikshme. Ju lutem, ndaloni. Po na hiqet lidhja njerëzore nga ekrani.”
Ndërsa Natasha Lyonne ka thirrur për bojkot ndaj çdo agjencie që bashkëpunon me Norëood, duke e quajtur projektin “të çmendur dhe të rrezikshëm”.
Eline Van der Velden, krijuesja e personazhit, ka reaguar përmes Instagramit duke theksuar se Tilly nuk është krijuar për të zëvendësuar aktorët e vërtetë, por si një formë arti.
“Tilly është si të vizatosh një personazh ose të shkruash një rol. Duhet të shihet si një zhanër më vete, jo si konkurrencë për aktorët,” – shkruan Van der Velden.
Polemika vjen vetëm dy vjet pas grevave historike të vitit 2023 në Hollywood, ku përdorimi i AI ishte një ndër temat më të diskutuara. Sindikatat arritën atëherë marrëveshje që mbronin punonjësit nga përdorimi i teknologjisë për të zëvendësuar talentin njerëzor.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut