Sulmi në sinagogë, reagon Netanyahu: Dobësia përballë terrorizmit e inkurajon atë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi lidhur me sulmin terrorist në një sinagogë në Mançester, në të cilin u vranë tre persona, duke theksuar se një përgjigje e dobët ndaj terrorizmit vetëm sa do t’i inkurajojë terroristët.
“Izraeli mban zi me komunitetin hebraik në Britaninë e Madhe pas sulmit barbar terrorist në Mançester. Siç paralajmërova në OKB: dobësia përballë terrorizmit sjell vetëm më shumë terrorizëm. Vetëm forca dhe uniteti mund ta mposhtin atë”, shkroi Netanyahu në Platformën X.
Ai shtoi se po lutet për shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe se “zemrat tona janë me familjet e të vrarëve”.
Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, iu bashkua kolegut të tij, Ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Gideon Sar, duke i bërë thirrje qeverisë britanike të “vijë në vete” pas sulmit të sotëm në Mançester, raporton Sky News.
Ben-Gvir vlerësoi se Britania mori një “kujtesë mizore” këtë mëngjes se ata që forcojnë terrorizmin përfundimisht do të goditen brenda vendit të tyre.
“Është koha që udhëheqësit britanikë të vijnë në vete dhe të kuptojnë se çfarë përjetojnë qytetarët e Shtetit të Izraelit çdo ditë – terrorizmi nuk bën dallim midis izraelitëve dhe anglezëve. Sot është kundër hebrenjve, nesër është kundër të gjithë botës perëndimore”, paralajmëroi Ben Gvir.
Më parë, Saar tha se autoritetet britanike “dështuan të merrnin masat e nevojshme” për të frenuar “valën toksike të antisemitizmit” në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta