Numri i të vdekurve nga tajfuni në Vietnam shkon në 51, mbi 600 mln $ dëme
Agjencia qeveritare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha se numri i të vdekurve në Vietnam nga tajfuni Bualoi dhe përmbytjet është rritur në 51. 14 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 164 janë të plagosur, raportoi Reuters.
Tajfuni goditi pjesën veri-qendrore të vendit të hënën, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe valë të larta, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe humbje bujqësore.
Sipas të dhënave në dispozicion, dëmi material vlerësohet në rreth 603 milionë dollarë, që është dukshëm më i lartë se vlerësimi i mëparshëm prej 435.8 milionë dollarësh.
Më shumë se 230,000 shtëpi u dëmtuan ose u përmbytën, ndërsa pothuajse 89,000 hektarë me oriz dhe të korra të tjera u shkatërruan.
Tajfuni shkaktoi gjithashtu ndërprerje të rrjetit elektrik, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq