Serie-A, Milani rikthehet në Champions, Juventus merr vendin e katërt

24 Maj 2021 | 09:05

Pas tetë vitesh pritje Milan rikthehet në Champions League. Pas një sezoni të gjatë dhe të mundimshëm kuqezinjtë arritën që të realizonin objektivin e deklaruar, pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Stefano Piolit mori maksimumin e pikëve në Bergamo, me Atalantën që e kishte siguruar pjesëmarrjen në Champions.

Dy golat e Kessie me 11-metërsh vendosën fatin e takimit më të rëndësishëm sezonal për Milanin, që arrin të shpallet dhe nënkampion duke i marrë vendin Atalantës pas Interit.

Juventus në anën tjetër mund të konsiderohet me fat, pasi vetëm në javën e fundit siguroi vendin e katërt në renditje dhe pjesëmarrjen në Champions.

Bardhezinjtë i falen hapit të gabuar të Napolit, që bëri “vetëverasje” ndaj Veronës, duke barazuar 1-1 në shtëpi, ndërsa vetë triumfuan 1-4 ndaj Bolognës. Një sezon zhgënjyes i skuadrës së Pirlos, që pas 9 vitesh zbret nga froni i kampionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026