Fushë-Krujë, zbulohet një automjet i djegur me dy armë zjarri brenda
Një automjet i djegur është gjetur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë-Krujë. Në automjet janë janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Makina është gjetur pranë një impianti për përpunimin e inerteve në zonën e Tapizës, në Fushë-Krujë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja është konstatuar rreth orës 21:30 të datës 3 tetor. Mjeti i djegur ishte tip “Peugeot” dhe është gjetur i shkrumbuar plotësisht në një zonë periferike.
“Rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip ‘Peugeot’. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit,” thuhet në deklaratën e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetuesit po verifikojnë nëse armët dhe automjeti i djegur mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Ende nuk ka të dhëna për autorët apo ndonjë lidhje të mundshme të mjetit me episode të mëparshme kriminale në zonë.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)