Dhjetëra familje klandestinësh të bllokuar në kufirin e Bosnjës dhe Kroacisë
Dhjetëra familje klandestinësh me fëmijë të vegjël janë duke fjetur në një fshat pranë kufirit të Bosnjës me Kroacinë, ndërsa kërkojnë një shans për të kaluar dhe për të lëvizur drejt Evropës Perëndimore.
Njerëzit që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre në Lindjen e Mesme, Afrikë ose Azi po qëndrojnë në çadra të vogla dhe shtëpi të braktisura, pa ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.
Fshati, Bosanska Bojna, ishte zbrazur gjatë luftës 1992-1995 në Bosnjë.
Disa prej tyre thanë se kanë njerëz të sëmurë, por asnjë mjek nuk ndodhet në shërbim të tyre.
“Situata këtu nuk është normale, nuk është e mirë. Disa njerëz janë të sëmurë, ”tha Safirahmad Malikzadeh, i cili është nga Afganistani.
“Ne nuk kemi ndonjë tualet dhe ujë për të pirë”, shtoi ai.
Autoritetet boshnjake duan që refugjatët të qëndrojnë në kampe të azilkërkuesve dhe kanë ndaluar shpërndarjen e ndihmës humanitare në vendbanimet e improvizuara.
Ka mijëra qytetarë të bllokuar aktualisht në Bosnjë, kryesisht në kampe zyrtare.
Ata mbërritën në Bosnjë duke shpresuar të kalonin në Kroaci, një vend i Bashkimit Evropian dhe nga atje të udhëtonin për në vendet më të pasura të BE-së.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.