Goditet Call Center në Tiranë, zbulohet skema e mashtrimit me qytetarët evropian
Një tjetër Call Center që mashtronte qytetarë evropianë është goditur nga Policia e Shtetit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “SCAMS” këtë të shtunë. Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me forcat speciale “Shqiponjat”, në një subjekt të licencuar për marketing dhe konsulencë, i pozicionuar në rrugën “Bardhok Biba”.
Sipas të dhënave zyrtare, ky subjekt shërbente si një Call Center që operonte në mënyrë të paligjshme, duke mashtruar qytetarë nga vende të ndryshme të Evropës. Viktimat bindeshin të investonin në bursa fiktive, me premtimin për përfitime të mëdha financiare. Gjatë operacionit, janë arrestuar në flagrancë administratori i këtij aktiviteti, Kejsi Përgjegji, 28 vjeç, dhe shtetasi Marjus Hysa, 38 vjeç, ndërsa 38 punonjës të tjerë janë proceduar penalisht.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e këtij subjekti dhe në banesat e të përfshirëve, janë sekuestruar mbi 106 mijë euro dhe 700 mijë lekë të reja, të gjitha të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme. Po ashtu, janë sekuestruar 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celularë, si dhe dokumentacion që përfshin lista me emrat e viktimave, shumat e përfituara, objektivat e vendosura për operatorët dhe shpërblimet mujore që arrinin deri në 1.5 milionë euro për muajin tetor.
Sipas Policisë, në banesën e Marjus Hysës u gjetën dhe sekuestruan 41,500 euro dhe 700 mijë lekë të tjera në të gatshme, pa asnjë dokument justifikues të burimit të të ardhurave. Të gjitha provat materiale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa ndaj të dyshuarve janë ngritur akuza për mashtrim me pasoja të rënda, punësim të paligjshëm, fshehje të ardhurash, mospagim të taksave dhe tatimeve, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Policia e Shtetit njofton se operacioni “SCAMS” është pjesë e një serie hetimesh të vazhdueshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare në vend dhe se hetimet do të vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në këtë skemë mashtruese.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 08:09 Shtetet e Gjirit peshojnë mundësinë e bashkëjetesës me Iranin, ndërsa Teherani e shndërron në armë Hormuzin
- 08:08 Turqia mposht SHBA-në 3-2, por eliminohet nga Kupa e Botës
- 08:07 Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
- 08:06 Bilanci i tërmeteve në Venezuelë shkon në 235 viktima, autoritetet presin rritje të numrit
- 08:02 Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?
- 08:02 Verifikimi, prova më e vështirë për marrëveshjen bërthamore me Iranin