Protestuesit sulmojnë pallatin presidencial, përplasje pas zgjedhjeve në Gjeorgji
Policia e Gjeorgjisë ka përdorur të shtunën sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve që kanë tentuar të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi.
Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane në ditën e zgjedhjeve lokale.
Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Protesta nuk janë mbajtur në muajt e fundit.
Turmat kanë nisur të mblidhen pak pasi ka nisur procesi i votimit më 4 tetor, dhe disa organizatorë kanë thënë se qëllimi tyre është “përmbysja paqësore e Qeverisë”.
Mirëpo, rreth orës 19:00 ata kanë nisur të lëvizin drejt pallatit presidencial.
Teksa protestuesit kanë tentuar të hyjnë në pallat, Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka thënë se marshi i ka tejkaluar “normat e përcaktuara me ligj”. Policia është përgjigjur duke përdorur topa uji dhe prej piperi.
Shërbimi i Gjeorgjisë i Radios Evropa e Lirë raporton se zyrtarët policorë dhe protestuesit janë përballur fizikisht, dhe që protestuesit kanë hedhur objekte të paidentifikuara.
Ish-presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, që i ka udhëhequr paraprakisht protestat paqësore, i ka kritikuar veprimet e protestuesve.
“Si presidente legjitime, e kundërshtoj këtë dhe vazhdoj të jem afër njerëzve të mi në mënyrë paqësore derisa të arrijmë te zgjedhjet e reja”, ka thënë Zurabishvili.
Para protestave, autoritetet janë zotuar për përgjigje të ashpër ndaj atyre që synojnë “revolucion”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh