Pas deklaratave të Trump dhe Hamas, a ka mbaruar lufta në Gaza?

6 Tetor 2025 | 10:34

“Dyshoj që deklaratën e kanë shkruar vetë drejtuesit e Hamasit, ishte shumë e zgjuar.”
Për momentin, palestinezët mbeten të pasigurt, ndërsa presin të shohin nëse fjalët në letër mund të mjaftojnë vërtet për t’i dhënë fund luftës.

Nga Rushdi Abualouf

Banorët e Gazës kanë reaguar me habi pasi presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se mirëpriste përgjigjen e Hamasit ndaj planit të tij të paqes për këtë territor.
Qindra palestinezë më kanë shkruar në rrjetet sociale dhe në aplikacionet e mesazheve me pyetje si: “A ka mbaruar lufta?” dhe “Është ëndërr apo realitet?”

Ritmi i zhvillimeve gjatë natës ka lënë shumë njerëz të hutuar për atë që mund të ndodhë më pas.
Deklarata e Hamasit, që mendohet të jetë përgatitur me ndihmën e ndërmjetësve, nuk e hodhi poshtë planin në mënyrë të prerë, por dha një “po” të rezervuar.

Hamasi pranoi kushtet e Trumpit për lirimin e pengjeve izraelite dhe idenë që qeverisja e Gazës t’i kalojë teknokratëve palestinezë, por nuk dha një përgjigje të qartë për shumë elemente të tjera të planit 20-pikësh.
Sipas shumë palestinezëve, ishte një përgjigje e llogaritur që ia kalonte topin Izraelit. Pak pas publikimit të saj, Trump shkroi në rrjetet sociale se besonte që Hamasi ishte gati për paqe dhe i bëri thirrje Izraelit të ndalonte bombardimet në Gaza.
Reagimet mes palestinezëve në territor varionin nga shpresa deri te mosbesimi i thellë.

Disa frikësohen se Hamasi mund të ketë rënë në kurth dhe se Izraeli do të rikthejë pengjet vetëm për të rifilluar luftën.
Të tjerë besojnë se është hapur një mundësi historike për t’i dhënë fund dy viteve konflikt.

“Unë këshilloj durim,” i tha BBC-së Ibrahim Fares. “Mos u lini të merreni nga optimizmi. Do të ketë raunde negociatash për detajet. Djalli fshihet gjithmonë në detaje,” shtoi ai. “Shikoni Libanin, edhe sot atje ka të zhvendosur dhe bombardime.”

Mahmoud Daher vuri në dukje në Facebook se përgjigjja e Hamasit ishte e pazakontë për nga drejtpërdrejtësia.
“Këtë herë ishte një ‘po’ pa ‘por’-in e zakonshëm menjëherë pas saj,” shkroi ai. “Po për lirimin e të burgosurve sipas formulës së Trumpit, po për përfundimin e luftës dhe tërheqjen, po për dorëzimin e pushtetit një autoriteti palestinez. ‘Por’-et erdhën vetëm më pas. Madje Hamasi i lëvdoi Trumpit egon me fjalë miradije.”

Por jo të gjithë janë të bindur.
Aktivisti nga Gaza dhe kritik i hershëm i Hamasit, Khalil Abu Shammala, tha se vendimi kishte të bënte me mbijetesën e lëvizjes.
“Ata do ta quajnë këtë mençuri, apo vënie të popullit në plan të parë. Por e vërteta është se bëhet fjalë për qëndrimin e Hamasit në pushtet. Madje dyshoj që deklaratën e kanë shkruar vetë, ishte shumë e zgjuar.”

Për momentin, palestinezët mbeten të pasigurt, ndërsa presin të shohin nëse fjalët në letër mund të mjaftojnë vërtet për t’i dhënë fund luftës.

BBC

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026