Berisha flet pas daljes nga SPAK: Dosja e Arubas po mbahet e fshehur
Kryetari i Partisë Demokratike ishte dhe këtë të hënë në SPAK, në lidhje me masën e tij të detyrimit të paraqitjes për dosjen “Partizani”.
Ai hodhi akuza ndaj kreut të SPAK-ut, duke thënë se ky i fundit ka bërë përpjekje për të fshehur dosjen e Arubës, dhe shtoi se Dumani, sipas tij, ka cilësinë e “armikut më të egër të pluralizmit politik”.
Gjithashtu, Berisha akuzoi edhe gjyqtaren e çështjes “Meta”, Irena Gjoka, se ka fshehur problemet që sipas tij ajo ka pasur me policinë greke.
“Takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin, dhe ky i fundit po e përgëzonte dhe i jepte një çmim si ‘armiku më i egër i pluralizmit politik’. Në duar, McGonigal mbante dosjen e Arubës dhe urdhëronte që ta fshihte, ashtu siç e ka fshehur gjithë këto vite. Ai bën që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e shtetit — takimin e qeveritarëve shqiptarë në Arubë. U mësua për këtë takim nga prokuroria italiane dhe gjykata belge, ndërsa ky e fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e këtij shteti. Avokati i Irena Gjokes, Altin Troplini, që mban me çdo kusht këtë gjykatëse në drejtësi, e gjykon dosjen e Metës. Ajo është një falsifikatore dhe mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi i saj, Altin Troplini, i cili për ta mbrojtur ka hapur dosje pa emër. Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën.” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta