Berisha: Do bëjmë padi në SPAK për “Aruba-n”, Rama të japë dorëheqjen

26 Shtator 2025 | 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një konferencë për shtyp, ku denoncoi një takim të supozuar të zhvilluar në vitin 2019 në ishullin Aruba.

Sipas Berishës, ky takim lidhet me përfshirjen e qeverisë në skema të pastrimit të parave dhe bashkëpunimin me kartelet më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Berisha i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe vlerësoi gazetarin që publikoi informacionet, duke thënë se ai ka bërë një shërbim të madh për transparencën dhe drejtësinë.

Gjithashtu ai paralajmëroi se nëse Rama nuk jep dorëheqjen, opozita do të ngrejë padi në SPAK dhe do të shqyrtojë mundësinë e ndjekjes së çështjes në gjykata ndërkombëtare.

“Ky takim në Aruba dëshmon që kryeministri dhe ministrat e tij kanë zhvilluar biseda me bosët e drogës, të cilët tashmë janë shpallur organizata terroriste. Për këtë arsye, i kërkoj Edi Ramës të japë dorëheqjen menjëherë,” tha Berisha.

“Ju garantoj se veprimet tona do të jenë të shumta dhe të shumëllojta për këtë çështje, e cila tashmë është e dokumentuar në regjistrimet e Antimafias italiane,” tha Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes nëse PD do të kërkonte debat parlamentar mbi çështjen.

Denoncimet e Berishës vijnë pas një lajmi të publikuar në gazetën italiane “Domani”, ku u botuan disa pjesë nga libri “Invincibili.

La mafia albanese da Roma alla conquista del mondo” i autorit Nello Trocchia.

Në libër përshkruhen detaje mbi rolin e grupeve shqiptare të drogës, ndërsa sipas Trocchias, në takimin e Arubas kanë qenë të pranishëm edhe ministra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026