Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

16 Korrik 2026 | 15:27

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion policie dhe autoritetet turke po shqyrtojnë mundësinë e dëbimit të tyre nga vendi.

Victoria Sergeevna Filonova dhe Igor Andreevich Filonov , të cilët ndodheshin në Turqi si turistë, hynë në Shën Sofi dhe filluan të lexonin me zë të lartë Biblën, derisa u vunë re nga rojet e sigurisë së monumentit.

Konsullata ruse po e monitoron çështjen dhe është në kontakt me autoritetet turke dhe avokatët e dy të ndaluarve.

Autoritetet turke thuhet se po e shqyrtojnë çështjen sipas nenit 216 të Kodit Penal Turk, i cili ka të bëjë me “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë ose fyerje të opinionit publik”.

Legjislacioni përkatës parashikon një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në një vit, ndërsa për të huajt mund të shoqërohet me dëbim, nëse përcaktohet se akti mund të paraqesë rrezik për rendin publik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore

Nëse Franca e mban fjalën që e dha më 14 korrik që aeroplanët luftarakë Rafale do t’i dërgohen Ukrainës në një të ardhme të afërt,...
15:19 | 16/07/2026

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026