Përfundojnë kampionatet kryesore në Europë, festojnë Lille, City dhe Inter
Pas 10 vitesh, Lille rikthehet tek titulli kampion. Skuadra franceze arriti që të siguronte në javën e fundit të Ligue 1 titullin e katërt në histori, pas një pritje 10 vjeçare.
Merr fund dhe dominimi i skuadrës së PSG-së, që edhe pse fitoi në ndeshjen e javës së fundit me Brest nuk bëri dot mrekullinë pasi edhe Lille fitoi 1-2 ndaj Angers.
Festë e çmendur dhe në rrugët e qytetit, ku tifozët iu gëzuan suksesit të shumëpritur, por dhe faktit që pas shtatë vitesh arritën që të zbrisnin nga froni sheikët e PSG-së.
Në Angli, Manchester City e kishte fituar prej disa javësh titullin, por vetëm ditën e djeshme trofeu i Premier League iu shtua galerisë së skuadrës së Pep Guardiolës.
Një edicion i dominuar nga qytetarët, që tashmë kanë përqëndrimin te finalja e Champions League, trofeu i lakmuar prej vitesh, por të cilin nuk kanë mundur ta fitojnë asnjëherë.
Edhe në Itali ishte legjitime festa e Interit, që rikthehet tek titulli pas një dekade. Ziklatrit po ashtu e kishin arritur matematikisht vendin e parë prej disa javësh, por pas suksesit 5-1 me Udinezen titulli shkoi në duart e pronarëve të rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serie-A, Milani rikthehet në Champions, Juventus merr vendin e katërt
- Festojnë Bayern dhe Atletico Madrid, përfundojnë kampionatet në Gjermani e Spanjë
- Portieri i Liverpoolit shënon gol dhe mban gjallë shpresat për një vend në Champions League
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë