Shtyhet me 2 vjet zbatimi i taksës së pronës, pritet të nisë në 2028

6 Tetor 2025 | 21:50

Taksa e pronës do të mbetet e pandryshuar edhe për dy vitet e ardhshme. Kjo, pasi Ministria e Financave po rishikon ligjin, i cili e rriste taksen nga viti 2026.

Zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme do të nisë të zbatohet në vitin 2028. Ministria e Financave po harton një projektligj i ri, i cili në afat rrëzon propozimin që taksimi të nisë vitin e ardhshëm.

Shtyrja vjen pas përgatitjeve për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas propozimeve të vitit 2023, niveli i taksës që do aplikohej në vitin 2026 ishte 0,1% deri 0,2% për ndërtesat rezidenciale nga 0,05% që është sot dhe 0,15% deri ne 0,25% për ndërtesat tregtare dhe industriale.

Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficentët e taksës së ndërtesës, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023. Drafti që po rishikohet synonte kalimin nga një sistem taksimi i bazuar në vlerë dhe sipërfaqet për ndërtesat, në një sistem taksimi që bashkon ndërtesat dhe tokën, duke e bazuar në vlerën e tregut. 

Me shembujt e publikuar nga Ministria e Financave, detyrimet për një familje rriteshin 20 deri në 50%, ndërsa për bizneset  deri ne 30%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026