76% e shqiptarëve emigrojnë për paga më të larta, 32% ikin prej nepotizmit

6 Tetor 2025 | 21:53

Afro 3 ne 4 shqiptare duan te emigrojne jashte vendit per te pasur te ardhura me te larta. Nderkohe, shqetesim per ta eshte edhe nepotizmi, cilesia e arsimit dhe korrupsioni.

76% e qytetarëve të Shqipërisë emigrojnë për arsye ekonomike. Në castin kur lënë vendin përkohësisht apo për një periudhë afatgjatë, ata përmendin punësimin dhe të ardhurat si arsye kryesore për të lëvizur.

Edhe shqetësimi për mungesën e meritokracisë nivelin 32%, apo dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët në masën 28% janë motive që përforcojnë idenë se largimi lidhet me standardet e jetesës.

Raporti i fundit i OECD zbulon se në rajon, janë banorët e Kosovës ata që përfaqësojnë nivelin më të lartë të emigrimit për arsye ekonomike në nivelin 85%, e më tej janë Bosnja dhe Maqedonia e Veriut në të njëjtën raport me Shqipërinë, ku 3 në 4 banorë shprehin dëshiërën për të emigruar për të fituar më shumë para se aktualisht. Ndërkohë, në Serbi e Mal të Zi, 60% e të pyeturve ankohen për ekonominë.

Korrupsioni është gjithashtu një arsye e përmendur si faktor emigrimi me Bosnjën dhe Serbinë që kanë përqindjen më të lartë në nivelin 23 dhe 24%. Më pas Shqipëria, me 20%, Maqedonia e Veriut 17% dhe Kosova 14% e shohin korrupsionin si një arsye për t’u larguar nga vendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026