Flet i përlotur Hoxha: Jashtë çdo imagjinate, jemi të tronditur por nuk frikësohemi

7 Tetor 2025 | 14:22

Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Gerd Hoxha u shfaq i prekur teksa dënoi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë kur gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri teksa kryente detyrë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat Hoxha e cilësoi ngjarjen jashtë çdo imagjinate, ndërsa tha se është e pamundur që qytetarët të marrin drejtësi, nëse gjyqtarët janë të kërcënuar.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen që ndiej personalisht, humbëm një koleg, një njeri me shumë vlera, më besoni është jashtë çdo lloj imagjinate që mund të ndodhin gjëra të tilla. Besoj se sot është koha që shoqëria shqiptare të reflektojë thellë për këto ngjarje makabre, institucionet shtetërore të reagojnë me urgjencë, është koha të thirret një forum kombëtar për t’i dhënë fund një herë e mirë këtyre ngjarjeve të dhimbshme për t’i siguruar qytetarëve drejtësi dhe është e pamundur të marrin drejtësi nëse gjyqtarët janë të kërcënuar. Ju kërkoj ndjesë për gjendjen emocionale. Gjyqtarët janë shumë të tronditur por nuk frikësohen për të dhënë drejtësi”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026