Plagoset me thikë kryetarja e sapozgjedhur gjermane, u zvarrit deri te banesa

7 Tetor 2025 | 15:10

Kryetarja e Bashkisë së Herdecke, Iris Stalzer është sulmuar me thikë ditën e sotme pranë banesës së saj duke marrë plagë të shumta. Stalzer u gjet gjallë nga ekipet e shpëtimit, por gjendja e saj është kritike për jetën. Policia gjermane konfirmoi se ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku po merr kujdes intensiv mjekësor.

Stalzer dyshohet se u sulmua përpara shtëpisë së saj dhe arriti të zvarritej deri në apartamentin e saj përpara se ajo të humbiste ndjenjat. Kryebashkiakja u gjet e plagosur nga djali i saj para banesës. Policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova të cilat mund të sjellin zbardhjen e këtij sulmi. Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu keqardhjen për sulmin.

 “Kemi marrë lajme për një akt të shëmtuar nga Herdecke. Tani duhet të hetohet menjëherë. Kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së zgjedhur Iris Stalzer dhe shpresojmë për shërimin e saj të plotë”, shkroi Merz në platformën X.

Iris Stalzer ishte zgjedhur vetëm kohët e fundit kryetare bashkie. Në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale më 28 shtator, ajo kishte mundur kandidatin e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), Fabian Konrad Haas, me 52.2%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026

Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës

Zëvendëskryetari i partisë Yabloko të Rusisë, Maxim Kruglov u dënua me 7 vite burg të mërkurën për përhapjen të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u arrestua në...
10:17 | 25/06/2026

Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë u zotuan të forcojnë shtyllën evropiane të NATO-s përpara një takimi të mërkurën midis shefit...
10:09 | 25/06/2026