Një tjetër kandidat për kreun e SPAK, Elvin Gokaj kandidon për postin e drejtuesit

7 Tetor 2025 | 15:45

Prokurori Elvin Gokaj është kandidati i dytë që ka shprehur interesin, duke dorëzuar platformën për postin e drejtuesit të SPAK.

Afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimin e platformës është dita e mërkurë, 8 tetor, sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.

Gokaj ka hetuar disa dosje të rëndësishme, kryesisht për abuzime me tenderat dhe fondet publike, ku janë çuar për gjykim zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, për dosjen ‘Buka’.

Sipas burimeve të Euronews Albania, deri ditën e nesërme që është afati i fundit pritet të kandidojnë dhe 3 prokuror të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026