Katër punëtorë të zhdukur nga shembja e një ndërtese në rikonstruksion në Madrid
Katër punëtorë ndërtimi rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë në rikonstruksion në qendër të Madridit u shemb pjesërisht. Kompania përgjegjëse për projektin tha se tre burra dhe një grua rezultojnë të zhdukur. Zëvendëskryetarja e bashkisë së qytetit, Inma Saenz bëri me dije se katet e sipërme u shembën dhe si pasojë në vendin e ngjarjes ka shumë mbetje çka ka vështirësuar gjetjen e punëtorëve.
Policia dhe zjarrfikësit po përdorin dronë dhe qen të trajnuar posaçërisht për të gjetur të zhdukurit. Ndërtesa ndodhej pranë Teatrit të Operas dhe Pallatit Mbretëror të Madridit. Shembja la dy persona me lëndime të lehta dhe një person të tretë të dërguar në spital me këmbë të thyer.
Një punëtor ndërtimi tha se po derdhte çimento në katet e poshtme dhe ishte jashtë ndërtesës kur pjesa e brendshme u shemb. Ai pa një re të madhe pluhuri që ngrihej dhe menjëherë iku me vrap.
“Isha i pari që ia mbatha, nuk më interesonte asgjë tjetër. Do të shpëtoj jetën time i pari dhe, nëse mundem, do t’i shpëtoj të tjerët më vonë”, tha ai.
Vapa rekorde vë në provë gatishmërinë e Gjermanisë
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit
- 11:29 U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në