BKH nis përzgjedhjen për hetues të rinj, 421 kandidatë kalojnë fazën e parë

24 Maj 2021 | 15:42

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, ku nga 572 aplikues kanë kaluar fazën tjetër 421 kandidatë.

Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen testit të arsyetimit logjik me shkrim që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Aplikuesit që do të kalojnë këtë fazë, do t’i nënshtrohen testit të aftësive fizike në datat 1-4 qershor.

Deri tani, organika e BKH është plotësuar me 28 hetues ndërsa mbeten për t’u rekrutuar edhe 32 hetues të tjerë.

Për kandidatët ka rregullat strikte që duhen plotësuar para se të bëhen zyrtarisht hetues të asaj që duhet ndryshe dhe ‘FBI shqiptare’.

Në fazën e fundit, kandidatët kalojnë dhe përmes verifikimeve të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

Verifikimi i kushteve të sigurisë realizohet nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

BKH është pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe drejtohet nga Aida Hajnaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026