LSI apelon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun e Vlorës

24 Maj 2021 | 16:40

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor rrëzimin e kërkesës për të shpallur të pa pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun Vlorë nga Komisioni për Ankimim dhe Sanksione.

Këtë veprim, LSI ka bërë edhe në rastin e vendimit për qarkun Gjirokastër ku gjithashtu KAS rrëzoi pretendimin e saj. Në të dy këto qarqe, në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI nuk arriti që të siguronte asnjë mandat.

Ndërkohë KAS ka pranuar kërkesën e LSI-së për të marrë informacione se në sa qendra të votimit nuk funksionuan pajisjet e identifikimit elektronik ditën e zgjedhjeve në Vlorë. Ankimime në KAS për Vlorën dhe Gjirokastrën ka depozituar edhe Partia Demokratike si dhe një kandidat i pavarur.

Dy partitë e mëdha të opozitës kanë kërkuar shpalljen e rezultatit të pavlefshëm dhe rivotimin në qarkun Vlorë me pretendimin se gjatë fushatës së zgjedhjeve qeveria shfrytëzoi administratën, burimet dhe shërbimet shtetërore duke i kushtëzuar ato në këmbim të votës.

LSI dhe PD kanë kërkuar pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit për 9 qarqe nga 12 gjithsej në të gjithë vendin. Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë do të jetë hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati. Në përfundim të këtij procesi, do t’i hapet rruga shpalljes së rezultatit përfundimtar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi deri tani rezultati është vetëm paraprak.

LEXONI GJITASHTU:

Silva Caka: Me rinumërimin e votave, LSI merr mandatin në Durrës

KAS rrëzon kërkesat e PD për prova të reja për pretendimet rreth qarkut Shkodër

KAS rrëzon kërkesat e PD për prova shtesë për pretendimet rreth qarkut Durrës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026