Festivali letrar për të rinj, Dokle: Marrëdhënia e shtetit me letërsinë inekzistente

8 Tetor 2025 | 21:20

Autorë nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen për tre ditë me radhë në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë për të Rinj “Tirana Gate 2025”.

Emra të njohur të letërsisë do të ndajnë histori, ide dhe vizione të reja përmes fuqisë së fjalës së shkruar.

“Në Tiranë, ku festivalin tonë e ndërtojmë mbi zërin e të rinjve, gërshetuar me atë të shkrimtarëve me përvojë e të arrirë, si një stafetë që nuk mbaron drejt një destinacioni që na pasuron të gjithëve me eksperienca dhe përjetime të reja përmes letërsisë, Mesdheu bëhet një hapësirë ku të gjithë mund të takohen, pavarësisht brigjeve nga ku vijnë” – shprehet Irena Toçi.

Shkrimtari Namik Dokle solli në vëmendje dimensionin shoqëror të letërsisë, duke e cilësuar atë si një luftë të vazhdueshme për fjalën e lirë.
“Letërsia është një luftë e përhershme me censurën, një luftë e përhershme me lirinë e fjalës, dhe kur letërsia nuk është e lirë, ajo nuk është më letërsi.” – shprehet Namik Dokle.

Ai kritikoi mungesën e një marrëdhënieje të qëndrueshme mes shtetit dhe kulturës:
“Shkrimtarët janë shumë më të lirë për të thënë fjalën e tyre, por megjithatë nuk mund të themi se janë dhe aq të lirë. Këtu ndikojnë shumë faktorë, ndikon dhe marrëdhënia e shtetit me kulturën. Marrëdhënia e shtetit me letërsinë është inekzistente” – shprehet Namik Dokle.

Ndërsa Milena Selimi, një nga organizatoret dhe figurat kyçe të festivalit, u shpreh:
“Ky festival ka të bëjë me dialogun ndërkulturor, duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke frymëzuar atë që vjen nga lart, në tokën tonë. Për ne, ajo që e bën atë mesdhetar janë historitë dhe ne do ta shikojmë Mesdheun si një mozaik të rajonit tonë.”

30 personalitete të letërsisë nga Shqipëria, Italia, Greqia, Turqia, Suedia, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi do të jenë të pranishëm në panelet e diskutimit dhe do të lexojnë në gjuhët e tyre gjatë ditëve të festivalit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026