Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, Shqipëria e ftuar në Itali për restaurimin e objekteve historike

24 Maj 2021 | 17:03

Restaurimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore mbetet një nga pikat kryesore në politikën e Ministrisë së Kulturës, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në dy aktivitete të rëndësishme në Itali, konkretisht në Sallonin Ndërkombëtar të restaurimit dhe Javën e Restaurimit.

Por cilat do të jenë përfitimet nga bashkëpunimi mes dy vendeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore?

“Se si të shtrijmë gjithmonë e më tepër tashmë një qendër formim për restauratorët në kantiere konkrete, jo vetëm për profesionistë që duhet të jenë në kontakt me praktikat e sektorit, por edhe për të bërë të mundur bashkëpunimin me të rinjtë”, tha ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, theksoi rëndësinë e këtij sektori në ekonomi dhe përse duhet të investohet në të.

“Në Itali sektori i restaurimit është themelor me 6% të GDP, punëson 150 mijë qytetarë, pra këto shifra na tregojnë sa e rëndësishme është kultura dhe nga pikëpamja ekonomike, dhe nga pikëpamja e krijimit të vendeve të punës. Sektori i kulturës është themelor në përgjithësi, sepse përfaqëson të kaluarën dhe nëse e shohim në mënyrë të veçantë pjesën tregtare dhe ekonomike kultura përfaqëson edhe të ardhmen”, tha Fabrizio Bucci, ambasadori i Italisë.

Ministria e Kulturës e konsideron një bashkëpunim të rëndësishëm për të mësuar nga përvoja e vendit fqinj, ndërsa një tjetër mision nga Italia pritet të mbërrijë në Shqipëri për të vulosur protokollin kulturor mes dy vende.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026