Qarku që dominon kreditë, Tirana mban 67%, Elbasani me rritje të fortë

9 Tetor 2025 | 20:10

Qarku i Tiranes mban peshen me te madhe te kreditimit në vend për individët me afro 70% e totalit. Por, kete vit tendencen per te kerkuar para ne banka e ka pasur Elbasani, me rritje rreth 7.5%.

Mes 12 qarqeve në vend, Tirana mban rekordin për sa i përket kredisë së marrë nga individët, ndërkohë që Elbasani ka pasur rritjen më të lartë të kredive të dhëna nga bankat në pjesën e parë të vitit.

Në Elbasan, po kërkojnë gjithnjë e më tepër hua për financimin e konsumit apo blerjen e banesës, duke e çuar kredinë e përgjithshme në 8.8 mld lekë, me rritje rreth 7.5%.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, Tirana kryeson huatë për individët me 230 miliardë lekë, por me një rritje prej vetëm 6.1%.

Kryeqyteti ndiqet nga Durrësi me 22 miliardë lekë kredi dhe rritje me 5.4% në krahasim me tremujorin e parë, ndërsa në vend të tretë vjen Vlora me 9.9 miliardë lekë dhe 5.4% rritje.

Shuma e kredisë së fierakëve kap një vlerë prej 9.3 miliardë lekësh, duke u rritur me 5.2%, ndërsa në Elbasan ka arritur në 8.8 miliardë lekë me një rritje rekord prej 7.4%.

Rritja e kredisë sipas qarqeve ka ndjekur të njëjtin trend si në 2023, ku Elbasani mbante vendin e parë për ritmet e larta të rritjes në pjesën e parë të vitit.

Megjithatë, kredia në Tiranë zë më shumë se 67% të totalit të kredive të dhëna në të gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026