Shëndetësi, raporti i OBSH: Shqipëria ka më pak mjek në raport me popullësinë

9 Tetor 2025 | 20:14

Shqipëria po përballet me mungesë të stafit shëndetësor. Sipas një raporti të fundit të OBSH, mbi “Sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi” cilësohet se emigrimi i mjekëve po shëndrrohet në kërcënimin kryesor për këtë sector jetik.

Ekspertët e shëndetësisë Botërore kanë vlerësuar se aktualisht në vendin tonë janë rreth 6,900 mjekë të licencuar, nga të cilët 80 % punojnë në sektorin publik.

Numri i mjekëve është rreth 220 për 100,000 banorë, duke qëndruar nën mesataren e vendeve të Evropës Juglindore dhe rajonit të Evropës.

Raporti vlerëson se cdo vit planifikojnë të  largohen nga Shqipëria mesatarisht 150 mjekë, duke thelluar kështu mungesat.

Sipas OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.

Po ashtu vërehet se numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023

Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike dhe në qendrat shëndetësore në zona të thella rurale duek vënë në vështirësi shërbimin. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026