Trump: SHBA-të mund të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vendosin sanksione shtesë kundër Rusisë, tha mbrëmë presidenti amerikan Donald Trump.
“Kjo është një luftë e tmerrshme, më e keqe se Lufta e Dytë Botërore. Shikoni njerëzit që po vrasin njëri-tjetrin, është Rusia, Ukraina. Ka shumë arsye pse po e bëjnë këtë, por mendoj se së shpejti do të ketë negociata”, tha Trump, duke shtuar se Uashingtoni dhe aleatët e NATO-s do të rrisin presionin mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
Gjatë një takimi me Presidentin finlandez Alexander Stubb në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ai tha se SHBA-të u shesin armë anëtarëve të Aleancës, të cilët më pas ia japin ato Ukrainës. Ai shtoi se SHBA-të nuk kanë plane për të tërhequr forcat e tyre nga Evropa.
“Ne kemi shumë trupa në Evropë dhe mund të zhvendosim disa prej tyre. Por jo, në thelb gjithçka do të mbetet aty ku është”, tha Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)