Burkina Faso refuzon të dëbuarit nga SHBA-të, Uashingtoni pezullon lëshimin e vizave
Qeveria ushtarake e Burkina Fasos ka refuzuar të pranojë të dëbuarit nga SHBA-të, ndërsa Uashingtoni pezulloi lëshimin e vizave në kombin e Afrikës Perëndimore. Administrata e Donald Trump është kthyer nga vendet afrikane si destinacion për të deportuar emigrantët, si pjesë e masave të tij kundër imigracionit.
Udhëheqësi i Burkina Fasos, Kapiten Ibrahim Traore, e paraqet veten si një kampion pan-afrikan, duke iu kundërvënë imperializmit perëndimor. Qeveria e tij ushtarake mori pushtetin me anë të një grushti shteti tre vjet më parë dhe që atëherë ka pasur një marrëdhënie të ftohtë me vendet perëndimore.
Të enjten, ambasada amerikane në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou, tha në faqen e saj të internetit se do të ndalonte përkohësisht lëshimin e vizave për emigrantë, turistë, studentë dhe udhëtarët e biznesit. Në vend të kësaj, banorët e Burkina Fasos do të duhet të udhëtojnë drejt ambasadës amerikane në kryeqytetin e Togos fqinje.
Ministri i Punëve të Jashtme, Karamoko Jean-Marie Traore bëri me dije kishte marrë një njoftim nga SHBA-të ku shpjegohej se Burkina Faso ishte vendosur në një listë vendesh, shtetasit e të cilave nuk kishin respektuar rregullat për vizat amerikane dhe duke iu referuar propozimeve të SHBA-së.
Të hënën, Eswatini pranoi 10 të dëbuar pavarësisht sfidave ligjore, duke iu shtuar një grupi të mëparshëm prej pesë personash, të cilët SHBA-të i kishin përshkruar si kriminelë të rëndë. Megjithatë, Nigeria ka thënë se nuk do të pranojë asnjë të deportuar nga SHBA-të. Masat e Trump synojnë deportimin e miliona emigrantëve ilegalë në SHBA.
“Natyrisht, ky propozim, të cilin e konsideronim të pahijshëm në atë kohë, bie plotësisht në kundërshtim me parimin e dinjitetit“, shtoi Traore.
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme