Gara në PD, Çipa: Asnjë nga kandidatët nuk po dëshmon lidership, nuk guxojnë të shkëputen nga hija e Berishës
Analisti Aleksandër Çipa tha për gazetaren Ilva Tare se fakti që pas shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrirt Sali Berisha, PD mbajti një qëndrim unanim në mbështetje të tij është dëshmi e faktit se asnjë nga këta kandidatët që kanë hyrë në garë për kreun e PD nuk po tregon lidershipin e duhur.
Sipas z. Çipa, fakti që asnjë nga kandidatët nuk mban një qëndrim lidhur me këtë çështje tregon faktin se hija e z. Berisha është potenciale dhe kushdo që do të dilte kundër do të ishte i humbur.
“Të gjitha raportet zgjedhore tek ne kanë pasur probleme të raportuara pasi kanë qenë të mbështetura tek koncepti i fisit dhe prijësit. Ka dy detaje të rëndësishme tek fjala e Berishës; do ta dyfishoj mandatin tim, që tregon rritje të influencës brenda fisit politik dhe e dyta Basha ka refuzuar ftesën në ‘Defender 21’ që tregon një lloj oportuniteti.
Këto tregojnë se hija e z. Berisha është potenciale, influenca e tij është maksimalizuar në këtë proces zgjedhor. Duhet të jemi të sinqertë, politikisht Berisha iu përgjigj DASH dhe fakti që thotë do ta dyfishoj mandatin e ka vetëndalur atë që kemi pretenduar si pension politik. Një kandidat që do të luftonte për ndarjen nga kjo do të humbte, asnjë nga kandidatët nuk shprehet për këtë. Asnjë prej tyre nuk po dëshmon lidership”, u shpreh z. Çipa.
Për z. Çipa megjithatë, gara e hapur për kryetarin e ri të PD ka një vlerë pozitive pasi dëshmon se kemi një qasje të re për lidershipin e ri në PD.
“Sigurisht që Basha ka avantazhet se është ende në detyrë, është administratori i procesit zgjedhor”, tha z. Çipa.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)