Mentor Kikia: PD-së i duhet një lider që mund të frymëzojë shqiptarët dhe të përballet me Ramën
Mentor Kikia u tregua skeptik në lidhje me personat që po kandidojnë brenda PD-së për kryesinë e partisë. Ai tha se përveç Agron Shehajt, dy personat e tjerë, përkatësisht Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli kanë qenë shumë pasivë gjatë fushatës së PD-së në zgjedhje dhe për këtë, është e vështirë që të ngjallin besim.
“Nga këta që kanë shpallur garën, vetëm Shehaj ka qenë në fushatë. Unë nuk e kam dëgjuar të thotë një gjë”, u shpreh z. Kikia.
Për z. Kikia ka një diferencë midis liderit dhe një administratori të një partie me të cilin ai paralelizon kandidatin Agron Shehaj. Ai hodhi pikëpyetje nëse z. Shehaj është njeriu i duhur për të frymëzuar shqiptarët dhe për t’u përballur me kryeministrin Rama.
“Ne ngatërrojmë kryetarin me liderin. Kryetari është një administrator i partisë i zgjedhur me votë, lideri nuk zgjidhet me votë. A është ky njeriu i duhur për të frymëzuar shqiptarët? Sepse nuk duam një administrator të PD-së por një njeri që do i dalë Ramës përballë nesër”, tha Mentor Kikia.
Gazetari Kikia tha se në vendin tonë nuk ka një traditë demokracie brenda partive dhe partitë që kanë tentuar të bëjnë demokraci, gjithmonë kanë krijuar përçarje me anëtarë që janë shkëputur për të krijuar parti më të vogla. Ai nuk përjashtoi faktin që edhe pas këtyre zgjedhjeve, brenda PD-së mund të ketë përçarje.
“Ekziston mundësia që brenda PD-së të krijohen përçarje pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë”, tha Mentor Kikia.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës