Izraeli zotohet se do t’i shkatërrojë tunelet e Hamasit pasi të jenë liruar pengjet

12 Tetor 2025 | 13:08

Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbetura nëntokësore në Rripin e Gazës, të cilat përdoren nga luftëtarët e Hamasit, pavarësisht arritjes së armëpushimit me këtë grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjerë, tha të dielën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

“Sfida e madhe e Izraelit pas fazës së kthimit të pengjeve do të jetë shkatërrimi i të gjitha tuneleve terroriste të Hamasit në Gazë”, shkroi Katz në platformën sociale X.

Ai tha se operacioni do të kryhet drejtpërdrejt nga ushtria izraelite, si dhe “përmes mekanizmit ndërkombëtar që do të krijohet nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara”.

Katz tha se u kishte dhënë urdhër trupave “të përgatiten për realizimin e misionit”, duke shtuar se qëllimi i Izraelit mbetet çmilitarizimi i Gazës dhe çarmatosja e Hamasit.

Pas tërheqjes fillestare të trupave, raportohet se forcat izraelite ende kontrollojnë më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës. Çdo tërheqje e mëtejshme varet nga gatishmëria e Hamasit për t’i dorëzuar armët.

Gjatë luftës dyvjeçare në Gazë, ushtria izraelite ka raportuar në mënyrë të përsëritur se ka shkatërruar tunele të Hamasit, megjithatë shkalla e rrjetit të mbetur nëntokësor mbetet e paqartë.

Para ofensivës izraelite, zyrtarët thoshin se tunelet shtriheshin për disa qindra kilometra, përfshirë edhe nën zona urbane.

Armëpushimi në Gazë filloi të zbatohet më 10 tetor, dy ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026