Marrëveshja për armëpushim me Izraelin, reagon Hamasi pas garancisë

9 Tetor 2025 | 20:50

Udhëheqësi i Hamasit në mërgim, Khalil Al-Hayya, deklaroi të enjten se grupi palestinez ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se lufta në Gaza ka përfunduar.

“Armëpushimi i përhershëm ka filluar sot. Të gjitha gratë dhe fëmijët e ndaluar në Izrael do të lirohen. Dera e prosperitetit do të hapet,” thuhet në një komunikatë zyrtare të Hamasit.

Në një fjalim televiziv, Al-Hayya konfirmoi se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të nisur zbatimin e një armëpushimi të përhershëm, përfshirë edhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza. Sipas tij, si pjesë e marrëveshjes do të lirohen 250 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm, si dhe 1,700 të tjerë të arrestuar pas ngjarjeve të 7 tetorit.

Ndërkohë, kabineti i sigurisë së Izraelit ka përfunduar diskutimet për planin e propozuar nga SHBA që synon t’i japë fund luftës dhe të mundësojë lirimin e pengjeve. Burime nga brenda kabinetit i thanë The Times of Israel se votimi përfundimtar nga qeveria pritet të japë dritën jeshile për marrëveshjen, me mbështetje të gjerë.

Në një intervistë të rrallë për Channel 12, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, deklaroi se po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara për zbatimin e reformave të kërkuara nga marrëveshja. Ai theksoi se presioni ndërkombëtar për njohjen e një shteti palestinez nuk ka për qëllim të dëmtojë Izraelin, por të avancojë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?

Moska është detyruar të pezullojë lundrimin në një rrugë ujore jetësore, gjë që ka rritur problemet në tregtinë e saj detare me pjesën tjetër të...
08:37 | 16/07/2026

Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit

Kryeministri britanik në largim , Sir Keir Starmer, do të udhëtojë për në Kiev këtë të enjte, për bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në...
08:30 | 16/07/2026

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i paraqiti Radës Verkhovna nominimin e Sergii Koretskyi, drejtorit ekzekutiv të kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz, për kryeministër, tha të mërkurën...
08:23 | 16/07/2026