Dhjetëra të vrarë në luftime të ashpra përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12 Tetor 2025 | 14:43

Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë natës së kaluar në të paktën pesë zona përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve dhe duke detyruar Islamabadin t’i mbyllë dy pika të mëdha kufitare, thanë zyrtarët e të dy vendeve më 12 tetor.

Në Kabul, zëdhënësi i Qeverisë së drejtuar nga talebanët, Zabihullah Mujahid, tha se të paktën 58 ushtarë pakistanezë u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Mujahid tha në një konferencë për shtyp se edhe nëntë ushtarë afganë u vranë dhe rreth 18 të tjerë u plagosën në përleshjet që shpërthyen mbrëmjen e 11 tetorit.

Autoritetet pakistaneze nuk e kanë bërë të ditur numrin e viktimave, por burime të sigurisë pranë rajonit kufitar konfirmuan për Radion Mashaal të Radios Evropa e Lirë se tre ushtarë pakistanezë dhe një civil janë vrarë, ndërsa pesë ushtarë janë plagosur në shpërthimin e fundit të dhunës mes dy vendeve.

Sipas burimeve të sigurisë, disa civilë në anën pakistaneze të kufirit po largoheshin nga rajoni drejt zonave më të sigurta.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe presidenti Asif Ali Zardari dënuan dhunën, duke fajësuar Afganistanin për përshkallëzimin.

“Nuk do të ketë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Pakistanit dhe çdo provokim do të marrë përgjigje të fortë dhe efektive”, tha Sharif në një deklaratë, duke akuzuar autoritetet talibane në Afganistan se po ua lejojnë “elementeve terroriste” ta përdorin territorin e tyre.

Burime pakistaneze thanë se disa postblloqe kufitare të talibanëve brenda Afganistanit janë shkatërruar gjatë kundërpërgjigjes së Pakistanit.

“Në një reagim të shpejtë dhe intensiv, forcat pakistaneze goditën me efektivitet disa postblloqe kufitare afgane”, konfirmuan zyrtarë të sigurisë për gazetën Dawn.

Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Dawn, Pakistani po përdor artileri, tanke dhe armë të lehta e të rënda në operacionet e tij.

Udhëheqësit talibanë të Afganistanit konfirmuan se forcat e tyre kanë ndërmarrë “operacione hakmarrëse të suksesshme përgjatë vijës Durand kundër qendrave të forcave të sigurisë pakistaneze, si përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore dhe territorit afgan”.

Kufiri 2.600 kilometra i gjatë midis Afganistanit dhe Pakistanit shpesh quhet vija Durand e epokës koloniale, e cila përcaktoi kufirin ndërkombëtar në vitin 1893.

Zabihullah Mujahid u tha gazetarëve se “operacionet hakmarrëse u ndaluan mbrëmë me kërkesë të Katarit dhe Arabisë Saudite”.

Por, ai shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë “në disa zona, përfshirë Bahramça në provincën Helmand, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga ana pakistaneze”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor

Mbetjet e një aeroplani të linjës ajrore Pan American Airways janë gjetur 74 vjet pasi ai u rrëzua në Oqeanin Atlantik, Clipper Endeavor u gjet...
21:00 | 22/07/2026

Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Qalibaf tha të mërkurën se situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehej në gjendjen...
20:42 | 22/07/2026

Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë

Më shumë se 3,000 persona janë evakuuar nga mbi 12 komunitete në veriperëndim të Ontarios, ndërsa Kanadaja po përballet me një nga sezonet më intensive...
20:14 | 22/07/2026