Samiti i paqes në Gaza/ Asnjë përfaqësues izraelit nuk do jetë i pranishëm në Egjipt

12 Tetor 2025 | 16:00

Izraeli nuk do të marrë pjesë në samitin e paqes në Gaza të planifikuar për nesër në Egjipt, të organizuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

“Asnjë zyrtar izraelit nuk do të marrë pjesë”, tha për AFP Shosh Bedrosian, zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Egjipti konfirmoi se do të organizojë një samit ditën e hënë për të finalizuar një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës. Më shumë se 20 udhëheqës, përfshirë Trump, do të marrin pjesë në samitin në Sharm El-Sheikh, tha një zëdhënës i presidencës egjiptiane. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer konfirmohen se do të udhëtojnë për në Egjipt sot. Ndërkohë nga Izraeli nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Lajmin e bëri me dije zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Trump pritet të vizitojë Izraelin ditën e sotme përpara se të shkojë në Egjipt. Vajza e tij Ivanka dhe dhëndri Jared Kushner mbajtën gjithashtu një fjalim në tubimin në Tel Aviv ditën e djeshme.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve të njoftuar të enjten, Hamasit iu dhanë 72 orë – deri në orën 12:00 sipas orës lokale të ditës së hënë, për të liruar të 48 pengjet që mban ende pas dy vitesh lufte, 20 prej të cilëve supozohet se janë gjallë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026