Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen “mat” në jaht duke kaluar momente romantike
Këngëtarja Katy Perry është fotografuar në pushime me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Thashethemet për një romancë janë “konfirmuar” pasi mediat ndërkombëtare kanë ndarë foto teksa ata ndajnë një puthje pasionante në jahtin e saj.
Thashethemet për romancën e tyre filluan të qarkullonin në korrik, kur ylli i popit dhe ish-politikani u panë duke darkuar së bashku në një restorant luksoz në Montreal, pikërisht kur Perry nisi turneun e saj botëror “Lifetime”. Këngëtarja kohët e fundit i dha fund fejesës së saj me partnerin e saj, Orlando Bloom.
Tani, duket se Perry ka ecur përpara dhe ka gjetur lumturinë me Trudeau-n. Fotot e publikuara nga Daily Mail e kanë kapur çiftin duke u përqafuar në jahtin e saj 24 metra, Caravelle, pranë brigjeve të Santa Barbara-s, Kaliforni.
Të dy duken krejtësisht të pashqetësuar që u panë, ndërsa ndanin momente intime në kuvertën e sipërme të jahtit. Në një moment, Trudeau u pa duke vendosur duart në të pasmet e Perry-t, ndërsa ajo mbante veshur një rroba banje të zezë, dhe ai doli pa bluzë me një palë xhinse.
Edhe pse as Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar zyrtarisht për lidhjen, burimet për Daily Mail pohojnë se këngëtarja është e dashuruar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë