Përparim Rama shpall fitoren në Prishtinë: Fituam besimin tuaj me punë e vizion

12 Tetor 2025 | 22:20

Kryetari aktual i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama ka dalë në një konferencë në media lidhur me rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve. Rama theksoi se rezultati dhe qytetarët treguan se duan që Prishtina të zhvillohet dhe se planet e tyre kanë marrë mbështetje.

“Sot u vërtetua se projektet e mëdha dhe programi ynë për transformimin  e Prishtinës ka marrë jo vetëm mbështetjen por edhe legjitimitetin e plotë për 4 vitet qe vijnë. Kemi fituar besimin tuaj për punën dhe vizionin qe kemi krijuar në këto 4 vite. Sot qytetarët tanë dhanë një mesazh të qartë: Ne duan zhvillim, vizion në një qytet metropolitan.

Prishtina është motor i zhvillimit në çdo fushe dhe si e tillë duhet të jetë fokusi i çdo qeverisjeje qendrore. Për një kryeqytet që rritet me dinjitet, Prishtina po transformohet dhe askush nuk mund ta ndalë. Me entuziazëm e përkushtim do të vazhdojmë të dëshmojë se rruga për transformimin e Prishtinës është rruga e vetme e mirë për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai.

Rama deri tani është forcë e parë në Prishtinë me një rezultat të ngushte me Hajrulla Çekon e LVV-së gjë e cila sipas rezultateve të deri tanishme mund të shkojë në balotazh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026

Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike

“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit”, tha kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani...
08:29 | 29/05/2026

Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën

Aleanca hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë. Ish-kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Ardian Gjinin si një nga kandidatët më të zotë për kryeministër....
08:27 | 29/05/2026