Zgjedhjet në Kosovë/ 21 komuna zgjodhën kryetarët në raundin e parë, 17 në balotazh
17 komuna nga 38 në total do të shkojnë në balotazh në raundin e radhës të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 9 nëntor. Komunat që arritën në raundin e parë të zgjedhin kryetarë shqiptarë janë Podujeva, Ferizaj, Skenderaj, Hani i Elezit, Istogu, Lipjani, Shtimja, Kamenica dhe Deçani.
Kandidatët në 17 komuna nuk siguruan mbi 50 për qind të votave në raundin e parë. KQZ njoftoi të dielën se pjesëmarrja në votime ishte 39% dhe të drejta vote kishin 2 069 098 votues, ndërsa rreth 44 mijë ishin regjistruar si votues nga jashtë vendit.
PDK fitoi lehtësisht në Skënderaj (83.45%), Ferizaj (56.47%) dhe një arriti një fitore të ngushtë në Han të Elezit (50.94%), ndërsa shkon balotazh në komuna si Prizren, Mitrovicë e Jugut dhe Kaçanik.
Lëvizja Vetëvendosje (VV) siguroi fitore të drejtpërdrejta në Podujevë (53.42%), Shtime (50,47%) dhe Kamenicë (50.56%), ndërsa shkon në balotazh në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Prizrenin dhe Mitrovicën e Jugut.
LDK arriti të fitojë në Istog (58.78%) dhe Lipjan (51.15%), por garon në balotazh në disa komuna tjera, përfshirë kryeqytetin. AAK, nga ana tjetër, fitoi vetëm në Deçan (51.57%), por ruan avantazh në Gjakovë, Suharekë dhe Rahovec.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta