“Shqipëria nuk ka progres në luftën kundër pastrimit të parave”, Moneyval: Kujdes monedhat virtuale

25 Maj 2021 | 11:43

Shqipëria nuk ka bërë progres me masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Task Forca Financiare e ‘Moneyval’, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, e mban vendin tonë në listën e vendeve me problematika në zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat i vlerësimit të bërë në vitin 2018, Shqipërisë iu kërkua të raportonte te ‘Moneyval’ për fenomenin e pastrimit të parave dhe luftimin e tij.

Mangësitë u identifikuan me sanksionet e synuara financiare, transparencën e kuadrit ligjor si dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare e bizneseve. ‘Moneyval’ ka ekzaminuar një sërë masash të zbatuara nga Shqipëria për të adresuar këto mangësi. Raporti zbulon se vetëm disa hapa pozitivë janë ndërmarrë nga autoritetet në lidhje me sanksionet e synuara financiare.

Ndërkohë, lidhur me tregun financiar të monedhave virtuale (Bitcoin, Ethereum etj.), më herët ‘Moneyval’ kërkoi nga vendi ynë të rregullojë kuadrin ligjor, por në rekomandimin e radhës ka ulur notën e vlerësimit nga “kryesisht i pajtueshëm” në “pjesërisht i pajtueshëm”. Në fund, ‘Moneyval’ vendosi që Shqipëria të vazhdojë t’i raportojë sërish mbi përparimin e mëtejshëm për të forcuar zbatimin e masave kundër pastrimit të parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026