Publikohen në internet numrat privatë të kryeministrit të Australisë dhe Trump Jr
Numrat privatë të telefonit të disa figurave të profilit të lartë, përfshirë kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese dhe Donald Trump Jr, janë publikuar në një faqe interneti amerikane.
Të dy numrat e tyre personale të kontaktit mbeten të listuara publikisht në faqe, e cila përdor inteligjencën artificiale për të kërkuar informacion në internet. Zyra e kryeministrit Anthony Albanese është në dijeni të situatës ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Një zëdhënës i opozitës australiane, Sussan Ley, numri privat i së cilës u publikua gjithashtu, tha se çështja ishte padyshim shqetësuese dhe se ata kishin kërkuar që informacioni të hiqej.
Faqja pretendon se ka të dhëna kontakti për qindra miliona profesionistë dhe përdoret nga rekrutuesit dhe përfaqësuesit e shitjeve. BBC ka verifikuar se përfshin një numër privat aktual për Albanese dhe një kontakt personal për Donald Trump Jr – megjithëse është e paqartë nëse ky i fundit e përdor ende atë.
Është gjithashtu e paqartë se si faqja e internetit i mori informacionet, por Australia ka pësuar një seri shkeljesh të mëdha të të dhënave vitet e fundit. Përdoruesit mund të kërkojnë falas në bazën e të dhënave një numër të kufizuar kontaktesh ose të regjistrohen për një shërbim me pagesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë