Arrestohet Aldo Avdylaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut
Forcat operacionale kanë arrestuar këtë martë në Tiranë Aldo Avdylin, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e fundit.
Ai akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës.
Avdyli kishte zhvilluar komunikime me personazhin e njohur si “Rrumi” dhe për çështje që lidhen me toka në zonën e Gjirit të Lalzit. Ai është cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Aldo Avdyli fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
Vrasja e Edmir Bregut është planifikuar prej muajsh nga Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj në bashkëpunim me Arben Mërkurin, Ermir Dedjan dhe një disa persona të tjerë, të cilët kanë role specifike, konkretisht si çuni i Bariut, i cili është vëzhgues i lëvizjeve të shënjestrës.
Në një bisedë të marrë nga dosja e SPAK zbulohen planet për tu takuar Aldo Avdylaj dhe çunin e Bariut nëpërmjet Arben Mërkurit. Gjithashtu Aldo Avdylaj kërkon që vrasja të kryhet sa më parë, por Mërkuri e këshillon të presë sa të qetësohet situata sepse ka shumë civilë vërdallë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni