Rama: AI, çelësi për rritjen e kapaciteteve të institucioneve shqiptare

14 Tetor 2025 | 12:51

Kryeministri Edi Rama, foli nga Pallati i Kongreseve këtë të martë, në Forumin e Investimeve WB6-Bashkimi Evropian, për aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025.

Sipas Kreut të qeverisë, ky forum ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale, AI, për sfida reale shoqërore.

Në fjalën e tij, Kryeministri ka deklaruar se qeveria është e hapur për të bashkëpunuar me inovatorët, ndërsa zbuloi planin për krijimin e një akseleratori të fuqishëm në mbështetje të ministres AI të kabinetit Rama, Diella.

“Kemi rënë dakord të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës që e kemi krijuar para pak kohe. Kjo do të thotë që start up-et dhe inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet e të shohin nga afër problematikat dhe të shfrytëzojnë statistikat dhe atë brum që më pas është baza e zgjidhje përmes AI.

Besoj që duke bërë këtë do të ndodhë ajo që ndodh gjithmonë në këtë fushë, do të mësomë shumë gjëra të reja nga njëri -tjetri dhe do të prodhojmë produkte të reja. Kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të Diellës, ministres AI, akselerator që do të bazohet tek ju, kapitali njerëzor që kemi brenda AKSHI dhe do të mundohemi që çdo institucioni t’i zgjerojmë trurin nëpërmjet AI, ky është plani. Më than që keni paraqitur 161 ide, gara do të vijojë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026