VIDEO/ Australia nis fushatën për të ndaluar mediat sociale për adoleshentët

14 Tetor 2025 | 14:34

Australia do të nisë një fushatë reklamuese prej disa milionë dollarësh për të promovuar ndalimin e parë në botë të aksesit të adoleshentëve në rrjetet sociale. Me sloganin “Për të mirën e fëmijëve tanë” masat do të hyjë në fuqi në dhjetor.

Nga e shtuna, reklamat do të transmetohen në televizione dhe në tabelat e reklamave. Ministrja australiane e Komunikimeve Annika Wells u shpreh qëllimi është të informohet publiku rreth ndryshimeve dhe të inkurajohen prindërit që të ndalojnë fëmijët e tyre.

“Quhet ‘Për të Mirën’ dhe do të thotë për të mirën e fëmijëve tanë. Në fund të fundit, ne po i bëjmë këto gjëra për të mirën e të rinjve në Australi”, tha ajo.

Videoja promovuese 45-sekondëshe tregon disa fëmijë të “zhytur” në telefonat e tyre ndërsa një zë thotë: “Nga 10 dhjetori, fëmijët nën 16 vjeç nuk do të jenë më në gjendje të hapin një llogari në mediat sociale. Është pjesë e një ligji të ri që synon t’i mbajë të sigurt fëmijët nën 16 vjeç në internet.

Australia miratoi legjislacionin përkatës në nëntor 2024 për të rritur kufirin e moshës për hapjen e një llogarie në mediat sociale nga 13 në 16 vjeç. Qeveria e kryeministrit Anthony Albanese ka theksuar se hulumtimet kanë treguar se përdorimi i tepërt i mediave sociale dëmton adoleshentët, pasi ndihmon në përhapjen e dezinformimit, promovon modele të shtrembëruara, ndikon në imazhin e të rinjve për veten dhe lehtëson ngacmimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026