Gjyqtaret shqiptare do të drejtojnë sfidën e UEFA Women’s Champions League
Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA për të gjykuar sfidën e fazës së grupeve në “UEFA Women’s Champions League” mes OL Lyonnais dhe St. Pölten, që do të luhet të mërkurën në orën 18:45 në “OL Stadium”.
Në këtë takim me rëndësi në arenën europiane, UEFA ka caktuar një ekip tërësisht shqiptar për drejtimin e ndeshjes.
Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu do të jenë asistente, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e gjyqtares së katërt.
Në dhomën e VAR-it, Kreshnik Bajramaj do të mbështesë vendimet kryesore të sfidës, i ndihmuar nga asistenti i tij në AVAR, Albert Doda.
Ky përfaqësim i plotë i arbitrazhit shqiptar në një kompeticion të tillë prestigjioz është një tjetër konfirmim i besimit që UEFA vazhdon t’u japë gjyqtarëve shqiptarë, veçanërisht në takime me profil të lartë dhe nivel ndërkombëtar.
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
- 12:18 Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca