Ndërron jetë Panço nga grupi “DNK”, viktima e 63-të nga zjarri në diskotekën “Pulse”

14 Tetor 2025 | 18:17

Edhe pse kanë kaluar plot 7 muaj nga zjarri që u mori jetën dhjetëra personave në diskotekën e Koçanit, një tjetër person ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për Vladimir Blazhev – i njohur si Panço nga grupi “DNK”, i cili u trajtua në spitl për muaj me radhë por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.

Ai u mjekua në spital privat në Shkup, ku mjekët për muaj të tërë u përpoqën ta shpëtonin pas plagëve të rënda që kishte marrë në zjarrin shkatërrues të diskotekës “Pulse”, ku humbën jetën 62 persona, mes tyre edhe tetë anëtarë të grupit muzikor “DNK”.

Panço kishte pësuar djegie të rënda në duar dhe në kokë, ndërsa mësohet se ishte përballur edhe me gjendje të rënduar psikologjike. Megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Deri tani nuk janë publikuar detaje zyrtare mbi përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Me vdekjen e Panços, numri i viktimave nga tragjedia e “Pulse”-it arrin në 63. Midis atyre që humbën jetën ishin edhe këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski, vokalistja shoqëruese dhe profesoresha universitare Sara Projkovska, bateristi Gjorgji Gjorgjiev, klaviaturisti Filip Stevanovski, kitaristi Aleksandar Kolarov, fotografi zyrtar i grupit Aleksandar Efremov, teknik i zërit Igor Velkov dhe beatboxeri Martin AtanasovskiBuco.

Kujtojmë se ndaj Panços ,Prokuroria kishte nisur një procedurë hetimore, e cila u pezullua përkohësisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai dyshohej se kishte futur mjetet piroteknike në diskotekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026