Mubarak përkujtohet me lutje dhe mllef në ditën e vdekjes së tij
Vdekja e Hosni Mubarak, ditën e djeshme, në moshën 91-vjeçare mori reagime nga më të ndryshmet. Një sërë drejtuesish shtetesh, dhanë mesazhe ngushëllimi dhe lutjesh ndaj atij që e cilësuan “burrë shteti” apo garantues të “paqes dhe sigurisë”.
Mbreti Selman i Arabisë Saudite dhe shteti i Kuvajtit shprehën “ngushëllime të sinqerta. Ndërs Emiratet e Bashkuara Arabe ulën flamurin në gjysmë shtizë, në shenjë zie.
Ngushëllimet e ngjashme ndaj Mubarakut bashkuan edhe fqinjët në hasmëri. Lideri Palestinez Mahmud Abaz dhe Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu dhanë ngushëllimet e tyre për ish-Presidentin.
[twitter_feed=https://twitter.com/IsraeliPM/status/1232291456242638848?s=20]
Por në Twitter, të shumtë ishin ata që nuk kishin asgjë të mirë për të thënë për Mubarakun, sundimi 30-vjeçar i të cilit u ndërpre gjatë Revolucionit Egjiptian në vitin 2011. Gazetarë, studiuesi dhe aktivistë iu referuan atij si diktator, duke kujtuar trashëgiminë e vrasjeve, burgosjeve dhe torturave.
Gazetari dhe prezantuesi i Al Jazeera, Mehdi Hasan bëri një seri postimesh të ashpra ndaj Mubarak, duke fajësuar madje edhe udhëheqës perëndimore që më parë e kishin mbështetur atë.
[twitter_feed=https://twitter.com/mehdirhasan/status/1232315315180187649?s=20]
Studiuesi dhe autori Michael Hanna pranoi se regjimi i Mubarak ishte më pak shtypës sesa ai i Egjiptit të sotëm, por shtoi se diçka e tillë vlen vetëm si referencë krahasuese dhe jo për të shfajësuar Mubarakun.
[twitter_feed=https://twitter.com/mwhanna1/status/1232311133844975623?s=20]
Gazetarja egjiptiano-amerikane Mona Eltahawy tha se Mubaraku do të kujtohet për grabitjen dhe torturat ndaj vendit të tij.
[twitter_feed=https://twitter.com/monaeltahawy/status/1232309043320041478?s=20 ]
Kristyan Benedict nga Amnesti International, gjithashtu shkruan se torturat masive dhe burgosja arbitrare që ishin modeli i Mubarak mbeten një realitet edhe në Egjiptin e sotëm.
[twitter_feed=https://twitter.com/KreaseChan/status/1232316379321098242?s=20]
Aktivistja egjiptiane Aya Hijazi tha se vdekja e Mubarak ishte një katarsis dhe një kujtesë se edhe diktatorët do të vdesin një ditë.
[twitter_feed=https://twitter.com/_AyaHijazi_/status/1232316475819597829?s=20]
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin