SHBA konfiskon bitcoin me vlerë 14 miliardë dollarë, grupi trafikonte edhe punëtorë
Qeveria e SHBA-së ka ngritur akuza ndaj themeluesit të Prince Group, Chen Zhi. Autoritetet gjithashtu kanë konfiskuar mbi 14 miliardë dollarë në bitcoin. Zhi dyshohet se ka udhëhequr një mashtrim gjigant me kriptovaluta që përfshinte kampe pune të detyruar në Kamboxhia.
Chen akuzohet në Nju Jork për mashtrim përmes rrjetit dhe pastrim parash. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë sanksionuar kompanitë e tij dhe ngrirë 19 prona në Londër, përfshirë një që vlen gati 100 milionë funte. Prokurorët amerikanë thanë se ky ishte një nga sulmet më të mëdha financiare në histori dhe sekuestrimi më i madh i bitcoin-it ndonjëherë, me afërsisht 127,271 bitcoin që mbahen nga qeveria amerikane.
Qytetarët mashtroheshin online për të investuar kriptovaluta, ndërsa kompania ngriti të paktën dhjetë komplekse mashtrimi me “ferma telefonike” që kontrollonin mijëra llogari të rreme në rrjete sociale.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John A. Eisenberg e përshkroi Grupin Prince si një ndërmarrje kriminale të ndërtuar mbi vuajtjet njerëzore.
Ai tha se ata trafikonin gjithashtu punëtorë, të cilët ishin të mbyllur në ambiente të ngjashme me burgjet dhe të detyruar të kryenin mashtrime në internet, duke synuar mijëra persona në të gjithë botën. Nëse shpallet fajtor, Chen mund të dënohet me deri në 40 vjet burg.
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston Dritan Goxhajn
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen