FMN rrit projeksionet, ekonomia shqiptare do të ruajë rritjen mbi 3.4%

15 Tetor 2025 | 17:28

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar projeksionet e tij për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke parashikuar një ecuri të qëndrueshme në mes të një mjedisi global të paqëndrueshëm.

Sipas raportit të Tetorit, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.4% në vitin 2025 dhe të shënojë një rritje të lehtë në 3.6% në vitin 2026. Ky parashikim sinjalizon besimin e FMN-së në qëndrueshmërinë e bazave makroekonomike të vendit.

Krahas rritjes, FMN parashikon që inflacioni mesatar të mbetet i kontrolluar. Për vitin 2025, inflacioni pritet të jetë 2.3%, ndërsa në vitin 2026 parashikohet një rritje e lehtë në 2.8%.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria pozicionohet në mesin e vendeve me rritje të lartë.

Në një plan më të gjerë, ekonomia globale pritet të rritet me 3.2% në 2025 dhe 3.1% në 2026, por FMN paralajmëron për një mjedis të paqëndrueshëm. Sfidat kryesore mbeten pasiguria politike e tregtare, rritja e proteksionizmit dhe goditjet e mundshme në tregjet financiare.

Për t’i bërë ballë kësaj situate, raporti thekson se politika të qëndrueshme, të besueshme dhe të parashikueshme janë thelbësore për të rikthyer besimin e investitorëve dhe për të ruajtur stabilitetin.

FMN vë në dukje rëndësinë e diplomacisë tregtare, ruajtjes së pavarësisë së bankave qendrore dhe zbatimit të reformave strukturore si prioritete jetike për perspektivën e rritjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026