Arritja e paqes në Gaza, Koloneli Demiraj: Erdogan ka një rol të rëndësishëm

15 Tetor 2025 | 21:29

Koloneli Dritan Demiraj në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur në lidhje me ecurinë e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Demiraj u shpreh se rol të rëndësishëm në këto negociata ka presidenti turk, Erdogan. Sipas tij Erdogan ka një rol të rëndësishëm dhe se ka marrëdhënie të mirë me homologët e tij rus dhe ukrainas. Koloneli shtoi se drejtuesit e përfshirë në këtë marrëvëshje duhet të rrisin presionin ndaj Hamasit.

“Unë besoj se një rol të rëndësishëm ka presidenti Erdogan dhe jo pa qëllim kemi parë që këto 6 muajt e fundit kemi patur një rritje pozitive të rolit të Turqisë në situatën gjeopoltike të Lindjes së Mesme.

Erdogan është kthyer në një personazh VIP shumë të rëndësishmë për të mbyllur konflitet në Lindjen e Mesme edhe për shkak të pozicionit të fortë në negociatat për shkak të marrëdhënieve të mira me Putinin dhe Zelenskyyn. Duhet që drejtuesit që janë të përfshirë në negociatat me Hamasit duhet të rrisin presionit ndaj Hamasit”, u shpreh ai.

I pyetur se sa i suksesshëm ishte faza e parë ajo e dorëzimit të pengjeve, koloneli e ka cilësuar si një fazë që ka ecur mirë. Sipas tij në Gaza janë vrarë mijëra persona e shumë pengje janë poshtë rrënojave dhe në një situatë të tillë edhe Hamasi nuk i dorëzon trupat e pengjet saktë sikur ka ndodhur.

“Ishte një fazë shumë e suksesshme nga ana e Hamasit edhe përshkak të presionit të madh. Gjendemi në një situatë shumë komplekse dhe të vështirë, të gjithë personat që janë vrarë dhe popullsia e Gazes ka qenë nën bombardime të jashtëzakonshme. Poshtë rrënojave gjenden me mijëra dhe një pjesë e pengjeve. Është e pamundur që Hamasi për ta implementuar 100%,” tha koloneli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026