Shehaj i kërkon dorëheqjen: Peleshi i paaftë të drejtojë Kuvendin, 8 seanca pa debat
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë seancës së sotme plenare i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen. Shehaj theksoi se në 8 seanca nuk është zbatuar rendi i ditës siç është caktuar.
Ai shtoi se në rast se ai si kryetar nuk është në gjendje të zbatojë urdhrin e tij atëherë duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij 8 seanca janë të mjaftueshme për të treguar se është i aftë për këtë detyrë.
“Zoti kryetar kam kërkuar fjalën. Kjo është seanca e tetë, unë këtu kam rendin e ditës për ditën e sotme, në 8 seanca ju nuk keni arritur të zbatoni rendin e ditës që ju keni caktuar.
Nuk e di sepse ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë?
Sidoqoftë zoti kryetar nëse nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorëheqjen, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk e bëni dot sepse 8 seanca janë të mjaftueshme që të tregoni që jeni në gjendje të drejtoni punimet e këtij Kuvendi. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen”, u shpreh Shehaj.
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme